FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rreth 100 mijë kosovarë e kaluan 1 majin në Shqipëri

 

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, të enjten më 30 prill, të premten dhe të shtunën, një, respektivisht dy muaj, Kosovën e lanë më shumë se 110 mijë qytetarë.

Brenda 72 orëve, mbi 126.360 qytetarë të Kosovës kanë dalë jashtë shtetit. Arsyeja ka qenë festa e 1 Majit dhe moti i mirë që ka mbajtur gjatë këtij vikendit. Bregdeti shqiptar dhe ai malazez kanë qenë destinacionet kryesore, duke mos anashkaluar edhe qytetet në Maqedoni, si Ohër, Strugë dhe Shkup.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo dyndje nga dita e enjte deri të shtunën kishte krijuar edhe radhë të gjata deri në 10 kilometra në pikat kufitare si ajo e Vermicës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë nga qytetarët e Kosovës kishin udhëtuar në drejtim të Shqipërisë një ditë para 1 Majit.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, të enjten më 30 prill Kosovën e kishin lënë 23.747 qytetarë.

Zëdhënësi i kësaj Policie, Baki Kelani, ka treguar se atë ditë kishin kontrolluar në dalje të pikave kufitare mbi 7097 vetura, mbi 740 kamionë si dhe 230 autobusë.

Zëri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?