FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sahatçija: Gazetarët filmonin gjoksin e deputetes turke

Teuta Sahatqija, deputetja e LDK-së, ka sqaruar deklaratën e saj se pse gazetarët, sipas saj, po spiunojnë. Në Klan Kosova ajo ka thënë se një kameraman ka xhiruar gjoksin e një deputeteje turke të Kuvendit të Kosovës. Kjo, sipas saj, ka bërë që të reagojë në këtë formë duke e paralajmëruar deputeten. “Mediat po shkruajnë lajme seksiste e mizogjene. I thashë deputetes se po të spiunojnë gazetarët. Një kameraman po xhironte deputeten turke, nga koka e gjer në këmbë. Nuk di a po xhironte këmbët a gjoksin e deputetes turke. Nuk jemi në Big Brother. Ky nuk është xhirim gazetaresk, por i paparacëve. Unë reagova në momentin kur po xhiroheshin gjokset e grave deputete”, ka thënë Teuta Sahatqija.

Ajo më tutje ka paralajmëruar se do të reagojë ndaj shkrimeve dhe raportimeve seksiste të gazetarëve të Kosovës, duke shtuar se është e gatshme të përballet me akuzat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?