FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi: Dialogu me Serbinë mundësia e vetme për paqen

Për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, dialogu me Serbinë është mundësia e vetme për arritjen e një marrëveshje paqeje mes dy vendeve. Duke folur në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”, në Londër, Thaçi u shpreh kundër veprimeve të njëanshme apo kushteve për dialogun, duke përsëritur këtu qëndrimin e tij kundër tarifës ndaj mallrave serbe që mbahet në fuqia nga qeveria e Ramush Haradinajt.

Gjatë ligjëratës së tij në këtë institut, Thaçi ka folur për situatën politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe synimet euro-atlantike të Kosovës.

Sipas një deklarate të Presidencës, zoti Thaçi, nënvizoi se nuk është lehtë kur armiqtë e dikurshëm flasin me njëri tjetrin, por shtoi se dialogu dhe paqja janë zgjidhja e vetme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, një marrëveshje paqeje, ligjërisht e detyrueshme, është në interes, jo vetëm të të dyjave vendeve, por edhe Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të lëvizur përpara në këtë drejtim, ai bërë thirrje për reflektim të dyanshëm lidhur me rifillimin e dialogut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?