FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi: Njohjet e Kosovës, nuk maten me javë apo muaj

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka pohuar dje se njohjet që i kanë ardhur Kosovës nuk mund të ndahen në muaj dhe javë, porse ato janë 111 njohje të fuqishme.

Këto komente Thaçi i bëri në konferencën e djeshme të përbashkët të mbajtur me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki, pas interesimit të gazetarëve lidhur me njohjet e pakta që i janë bërë shtetit të Kosovës prej kohës kur ai është në krye të politikës së jashtme të Kosovës.

“Kosova i ka 111 njohje, është anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare, do të ketë edhe njohje të reja. Mendoj që është në një proces të konsolidimit të fuqishëm ndërkombëtar, me një mbështetje të fuqishme prej të gjithë partnerëve dhe në të njëjtën kohë është në proces të fuqizimit të subjektivitetit të vet ndërkombëtar”, është shprehur Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?