FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi: Sulmi mbi varrezat katolike, akt barbar

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi ka reaguar sot pas dëmtimit të varrezat të katolikëve në Dedaj të Romajës së Hasit ditë më parë.Thaçi ka thënë se ky është akt barbar mbi një vlerë universale njerëzorë.

“Me indinjatë te thellë mora lajmin për rrënimin e varrezave në Dedaj – Romajë të Hasit. Ky sulm i varrezave katolike është akt barbar mbi një vlerë universale njerëzore, që tradicionalisht është respektuar në vendin tonë”, ka thënë Thaçi, transmeton zeri.info.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ai ka shtuar se edhe ky rast nuk do të mund të mbjell urrejtje ndaj shqiptarëve.“Duke shprehur keqardhje dhe duke u solidarizuar me banorët e Dedajve në Romajë, jam i bindur që nuk ka forcë që mund të mbjell përçarje mes qytetarëve të Kosovës, që shquhen për tolerancë fetare, respekt të ndërsjellë dhe harmoni religjionesh”, ka përfunduar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?