FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi vizitë zyrtare në Bruksel, takim me Hahn dhe Tusk

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Bruksel do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn. Presidenti Thaçi do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, njofton Gazeta Express.

Në Bruksel, presidenti Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?