FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç i ofron ndihmë Mustafës për përmbytjet. Po Tirana?

Placeholder Image

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç i ka telefonuar të enjten, homologut të tij kosovar, Isa Mustafa, për t’i ofruar ndihmë Qeverisë së Kosovës pas përmbytjeve që janë shkaktuar dje nga reshjet e mëdha të shiut.

Telefonatën e ka konfirmuar Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, bëri të ditur gazeta Ekspress.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, Mustafa e ka falënderuar Vuçiçin për interesimin, ndërkohë që i ka thënë se janë tejkaluar rreziqet dhe se në këtë fazë nuk ka nevojë për ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministri Isa Mustafa e ka falënderuar z. Vuçiç për interesimin e shtetit fqinj, duke i bërë të ditur se institucionet lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe se janë tejkaluar rreziqet, dhe se në këtë fazë nuk ka nevojë për ndihmë nga shtetet fqinje ose më gjerë”, ka thënë për Express Abrashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që Serbia ka ofruar ndihmë për Kosovën, nga Shqipëria nuk ka pasur asnjë qëndrim për përmbytjet në Kosovë. Kjo siç duket edhe për shkak të situatës emergjente në të cilën po kalon vendi ynë këto ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?