FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç provokon shqiptarët: Masakrën e Reçakut e fabrikoi Walkeri

Ish-ministri i propagandës së Sllobodan Millosheiviçit tashmë president i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njëlloj si ish-ministri Ivan Teodosijeviç, thotë se Masakra e Reçakut është një trillim.

Sipas tij atë e ka fabrikuar, William Walker, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë kishte rolin e udhëheqësit të misionit paqësor të OSBE-së.

“Kjo është poenta. Kjo është arsyeja e kampanjës kundër Listës Serbe, prandaj janë caktuar edhe zgjedhjet në Veri”, ka thënë Vucic, shkruan ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, Teodosijeviq është shkarkuar nga posti i ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal vetëm pse ka thënë të vërtetën rreth Reçakut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai ka thënë një gjë që tashëm të gjithë e dinë, që ajo ishte një fabrikim i Ëilliam Ëalker”, ka thënë Vuçiq duke iu referuar Masakrës së Reçakut.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që ta shkarkojë Tedosijeviqin me 9 prill të 2019-së, pasi ky i fundit i ka quajtur gjakpirës shqiptarët dhe ka thënë se Masakra e Reçakut është një trillim.

Në Masakrën e Reçakut forcat paramilitare serbe kishin vrarë 45 civil të pafajshëm, gra pleq e fëmijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?