Home Kosova Kosovë/ Perso...

Kosovë/ Personeli mjekësor merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19

12
0

Ka nisur këtë të mërkurë vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca. Menaxheri i vaksinimit Niman Bardhi, njoftoi se me dozën e dytë do të vaksinohet personeli shëndetësor të cilët me 19 mars të 2021 kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se procesi i vaksinimit do të zhvillohet në sallën “1Tetori” në Prishtinë.

Gjithashtu në Kosovë po vijon imunizimi i grupmoshës mbi 65-vjeç, ndërsa javën e kaluar Kosova nënshkroi marrëveshje me kompaninë prodhuese Pfizer për blerjen e 1,2 milionë dozave kundër Covid.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka paralajmëruar se nga 15 qershori do të nisë vaksinimi masiv i qytetarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit