Home Aktualitet Kreu i KLP-së...

Kreu i KLP-së: Zero shanse që prokurorët e SPAK-ut “të kapen” nga politika

4
0

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi thotë se shancet që të ketë përfshirje të politikës në SPAK janë zero. Për të, para se të votohen nga deputetët, kandidatët për të qenë anëtarë të SPAK-ut, ata kanë kaluar më parë në shumë filtra.

“Ata kandidatë që vijnë deri në atë moment, kur politikanët mund t’i vënë gishtin kanë kaluar nëpër disa faza përzgjedhjeje, kështu që ata janë të gjithë, njëlloj të vlefshëm.

Është thjesht një nuancë, unë preferoj filanin për hir të qëndrimit që ka mbajtur në të kaluarën për x çështje, por vetëm kaq. SPAK ka punë vetëm me Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

E vetmja e keqe që mund t’i vijë një prokurori të SPAK, është vetëm Këshilli i Prokurorisë, në formën e vlerësimit të performancës, e cila mund të jetë negative, në formën e një shkarkimi, që kërkon 2/3 e votave të anëtarëve të KLP-së. Ata janë njerëz ta garantuar, me një mandat 9-vjeçar. Skenari i largimit nga detyra të një prokurori të SPAK-ut për shkak të politikës, është zero”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit