Home KRYESORE Kriza energje...

Kriza energjetike, Ursula von der Leyen: BE i jep Shqipërisë 80 milionë euro. Rama: Mbulon 1/6 e nevojave që ka vendi ynë

158
0

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, prezantoi paketën prej 80 milionë eurosh që Unioni ka caktuar për t’i akorduar Shqipërisë për të përballuar krizën energjetike. Këto fonde do të vijnë në drejtim të Shqipërisë, në formën e granteve. Për të Shqipëria është një ndër vendet e prekura nga lufta energjetike e Rusisë dhe për këtë arsye BE-ja i ka caktuar 80 milionë euro për të përballuar nevojat imediate.

”Fatmirësisht Shqipëria nuk ka fare varësi nga gazi rus, por natyrisht që energjia elektrike që vjen në Shqipëri ndikohet nga çmimet stratosferike. Ne kemi vendosur që të jemi unitarë dhe solidarë. Pra, ne jemi pjesë e një unioni për energjinë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, për të ndikuar në zbutjen e çmimeve. Do të jenë 80 mln euro në grante. Më pas do të ketë mbështetje për sistemin e energjisë. Këtu po flasim 500 mln euro në grante për të gjithë rajonin për të investuar në infrastrukturën energjetike”, tha ajo.

Kurse kryeministri Edi Rama është shprehur se ndihma prej 80 mln euro nga KE për energjinë elektrike, mbulon 1/6 e nevojave që ka vendi ynë.

“80 mln euro nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme. Nuk do rrisim energjinë, vendosja e fashës 800 kWh, është vendosja e një tavani nën të cilin çdo familje mund të kryejë nevojat bazike, të gjitha pa përjashtim, pa pasur nevojë për më shumë! Mbi 1 mln konsumator, janë maksimumi 60 mijë familje që dalin mbi këtë tavan në kulmin e nevojës për ngrohje apo ftohje”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit