Home KRYESORE Krizë drejtim...

Krizë drejtimi në PD, Manjani: U duhet një kryetar që t’i përfaqësojë e jo t’i lërë në baltë

1013
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se PD-ja është në një krizë drejtimi. Po ashtu ai thekson se selisë blu u duhet që të ketë një kryetar që t’i përfaqësojë e jo t’i lërë në baltë.

“Me kryetar forumesh, por pa anëtarësi nuk shkojnë dot më askund. Sa më shpejt ta zgjidhin këtë krizë aq më mirë për ta, por edhe për politikën në vend. Përndryshe ta hedhin edhe hapin e fundit e të bien vetë në greminë. Le të lënë Lulin në buzë të saj që t’u hedhë ndonjë lule hipokrizie si përkujtimore”- shkruan Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Demokratët, nëse duan të jenë ende fuqi politike, duhet të kuptojnë se kanë një krizë drejtimi për të zgjidhur. Dmth u duhet një kryetar e një ekip që t’i përfaqësojë e jo t’i lërë në baltë.

Me kryetar forumesh, por pa anëtarësi nuk shkojnë dot më askund. Sa më shpejt ta zgjidhin këtë krizë aq më mirë për ta, por edhe për politikën në vend.

Përndryshe ta hedhin edhe hapin e fundit e të bien vetë në greminë. Le të lënë Lulin në buzë të saj që t’u hedhë ndonjë lule hipokrizie si përkujtimore.

Ndërkohë SHQUP-i do u bëhet agjensi funerale politike, me VKM të qeverisë së koalicionit. Ndaj nëse kanë gjë për të bërë duhet ta bëjnë tani. Më vonë është shumë vonë, për të gjithë ne. Na vjen thjesht keq për veten se u lindëm në monizëm e më duket se do vdesim në monizëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit