Home Sporti Kroos: El Cla...

Kroos: El Clasico ndeshje speciale, do të shkojmë në Barcelonë për të fituar!

72
0

Toni Kroos, mesfushor i Real Madridit, ka folur për kanalin zyrtar të La Liga në prag të El Clasicos kundër Barcelonës që do të luhet pasditen e së dielës.

“El Clasico është një ndeshje speciale, të gjithë e dinë se kjo është një ndeshje e ndryshme nga të tjerat. Ndihem me fat që kam luajtur shumë El Clasico në karrierë … një ndeshje e tillë është e paparashikueshme.

Nuk ka rëndësi se kush arrin i pari, për 90 minuta ndalet gjithçka dhe shihet vetëm ajo që ndodh në fushë. Ne sigurisht që do të shkojmë për të fituar në Barcelonë, objektivi i Real Madrid për këtë sezon është që të çojmë në shtëpi sa më shumë trofe”, deklaroi trajneri i ekipit blaugrana. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit