Home KRYESORE Kryebashkiaku...

Kryebashkiaku, Benet Beci prezanton një nga mrekullitë e Shkodrës, Lumin e Zi në Kaprre të Shalës

8980
0

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamjet mahnitëse të disa nga peizazhet më të bukura natyrore të Shkodrës. Në një postim të fundit, ai ka sjellë në vëmendje bukuritë e Lumit të Zi, Kaprre, Shalë, duke theksuar pasurinë natyrore dhe kulturore që ofron kjo zonë.

Beci ka përcjellë përmes këtij postimi një perlë natyrore të Shkodrës dhe ka ftuar të gjithë të vizitojnë dhe të përjetojnë bukurinë mahnitëse që kjo pasuri ofron bujarisht. Për Shkodrën dhe veriun, ky destinacion përbën një pjesëz të rëndësishme të asaj panorame që ofrohet jo vetëm një burim i madh turistik, por edhe një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe trashëgimisë së Shkodrës.

Postimi i tij vjen si një përkujtesë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët se Shkodra ofron më shumë se sa një qytet historik; ajo është gjithashtu një destinacion i mrekullueshëm për të eksploruar dhe vlerësuar bukuritë natyrore që Shqipëria ka për të ofruar.

Albert Vataj, Koha Jonë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit