Home Aktualitet Kryebashkiaku...

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj thyen rekord. Merr 85 % të votave

240
0

Fushata e kandidatit dhe kryetarit socialist të bashkisë së Matit, Agron Malaj në zgjedhjet e fundit vendore ishte mjaft interesante. Për disa javë me radhë ai takoi çdo banor të Matit. U tregoi qytetarëve çfarë ka bërë në katër vite dhe shpalosi projektet për mandatin e dytë.

Kandidati socialist ka arritur një fitore të thellë në të gjitha njësitë administrative, por rekordin e ka thyer në vendlindje, në fshatin Lis. Mësohet se 85 % e zgjedhësve kanë votuar Agron Malajn për të vijuar investimet e nisura. Ai siguroi 416 vota, ndërsa rivali 79 vota.

Në shtatë njësi administrative Agron Malaj ka siguruar fitore bindëse, sakaq në njësinë Macukull e ka ngushtuar rezultatin në -38 vota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit