Home KRYESORE Kryebashkiaku...

Kryebashkiaku Veliaj: Me 25 maj policia nuk ju lejon të hyni në Tiranë nëse nuk keni biletë

1222
0

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dhënë porosi të qarta dhe të prera për datën 25 maj, kur është planifikuar të mbahet finalja europiane e Conference League, Roma-Feyenoord.

Erion Veliaj tha se asnjë qytetar nga rrethet nuk do të lejohet nga policia të hyjë në Tiranë me datë 25 maj nëse nuk ka një biletë për të parë ndeshjen apo nuk është pjesë e logjistikës që do merret me organizimet.

Lutja ime për gjithë qytetarët Shqipërisë është se nëse s’keni punë në Tiranë atë ditë, duke qenë se është ditë pushimi e s’do ketë asnjë zyrë të administratës hapur, çdo punë që kishit planifikuar për datën 25 shtyjeni, ndaj mos udhëtoni për Tiranë. Mos e merrni rrugën për të ardhur në Tiranë duke qenë se qyteti do zbatojë të njëjtin protokoll që ka zbatuar dhe gjatë vizitës së Presidentit Bush e Papa Franceskut së fundmi. Qyteti do të hermetizohet, pra çdo gjë nën kontroll absolut nga Policia e Shtetit.

Do të thotë nëse nuk keni një biletë për të qenë ditën e ndeshjes s’do kaloni në asnjë prej kontrolleve të policisë në një perimetër jo vetëm të unazës së vogël por në akset e autostradat që hyjnë në Tiranë si ato që vijnë nga Elbasani e Durrësi.

Mos e merrni mundimin se do ju shkojë dita kot e do ktheheni mbrapsht nga postblloku nëse s’do keni një biletë”, tha Veliaj.

Masat do të jenë ekstreme pasi do të jenë edhe afro 100 mijë tifozë italianë dhe holandezë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit