Home Bota Kryehetuesi i...

Kryehetuesi i OBSH: Covid-19 doli nga laboratori, një punonjës u infektua nga…

6
0

Që nga fundi i vitit 2019 e deri më sot, asnjë dokument zyrtar nuk vërteton sesi u krijua koronavirusi dhe si u përhap në të gjithë botën që tashmë pasojat janë katastrofike. ”Një punonjës u infektua nga lakuriqet e natës”, thotë Peter Ben Embarek, kreu i ekipit të hetuesve të OBSH-së që kryen hetime të terren në Kinë. Akoma edhe më e frikshme është deklarata se Covid-19 doli nga laboratori.

“Një punonjës i laboratorit u infektua, teksa punonte në një shpellë me lakuriqë nate ku grumbullonte kampionë. Një skenar i tillë që mund të lidhet me një rrjedhje nga laboratori, mund t’i përshtatet hipotezës tonë të transmetimit direkt të virusit nga lakuriqët tek njeriu. Është një hipotezë që e konsiderojmë të mundshme”.

Por Pekini zyrtar i hedh poshtë këto pretendime. Zyrtarët kinezë thanë për të përditshmen vendase në anglisht Global Tajms se studimi i OBSH-së është i bazuar në evidenca jo-shkencore. Ata thonë se nëse ka dyshime se virusi mund të ketë dalë nga laboratorët, janë ata në Shtetet e Bashkuara që duhet të hapin dyert për hetime. Kina akuzon Uashingtonin se po nxit politizimin e çështjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit