Home Kosova Kryeministri ...

Kryeministri Kurti ironizon kryeministrin shqiptar: Rama t’ia prezantojë Vuçiçit në takimin e Ballkanit të Hapur

491
0

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot lidhur me situatën në veri të Kosovës në një konferencë për media.

Në fjalën e tij, Kurti deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në dialog për të kthyer situatën në normalitet.

Kurti ka komentuar edhe draft-statutin e propozuar nga Kryeministri Edi Rama për Asociacionin.

Jam i përkushtuar dhe besoj se pa e intensifikuar dialogun nuk zbatohet marrëveshja. Unë kam ofruar vetë ta shkruaj draft-statutin, por me atë rast kam kërkuar të ketë një dakordim me parimet bazë.
Nuk kam dyshim që Edi Rama beson që propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu, krejt çka unë propozoj është që kryeministri Rama që këtë draft-statut t’ia prezantojë Vuçiçit në takimin e Ballkanit të hapur për shqiptarët në Medvegjë e Bujanovc. Neni 8 i Kushtetuës së Shqipërisë thotë që Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare te popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Duhet ta dërgojë në Beograd për Shqiptarët e Luginës. Unë nuk e kam lexuar
”,– tha Kurti. Pra Kurti ka shigjetuar kryeministrin Rama me një mënyrë elokuente, duke i kujtuar se merru me shqiptarët të cilët jetojnë në Serbi në tokat e tyre dhe jo me shtetin e Kosovës.

Kurti ka paraqitur pesë propozimet e qeverisë së Kosovës për normalizimin e situatës në veri të vendit.

Kemi rritur në 25 numrin e vendkalimeve ndërkufitare. Përshkallëzimi erdhi nga urdhrat e Beogradit dhe pranisë së elementeve kriminale po nga ana e Serbisë. Unë i kam ofruar dje Borrel dhe QUIN-in hapa konkretë për normalizimin e situatës në veri.

Pesë propozimet janë:

1. Sundimi i ligjit në katër komunat. Të shkojë para drejtësisë ata që ushtruan dhunë ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe kujtdo tjetër.
EULEX është ftuar të monitoroj procesin.

2. Prania e forcave të zvogëlohet.

3. Policia, KFOR dhe EULEX do të përpilojë një raport çdo 15 ditë për sigurinë e vendit.

4. Zgjedhje të reja me kusht që të jenë të lira.

5. Kosova dhe Serbia kthehen në diskutimet për marrëveshje, si dhe takimi i dy liderëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit