Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri Rama: Politika në grupin e fjalëve të pista e politikanët njerëzit më të mallkuar!

192
0

Kryeministri Edi Rama ka folur në aktivitetin e organizuar me rastin e 30-vjetorit të themelimit të forumit rinor socialist, FRESSH.

Në fjalën e tij, Rama ka mbajtur një fjalim ndryshe, teksa tha se politika futet në fjalët e pista dhe se politikanët janë njerëzit më të mallkuar.

Në vijim pjesë nga fjala e Ramës: 

Mua m’u duk e udhës të bëj sot një fjalë ndryshe nga ato që keni dëgjuar dhe të merrem me politikën si fjalë e urryer për shumë kënd në kohët që jetojnë, e shkarravitur, sa në asnjë kohë tjetër, si asnjë fjalë tjetër, mes fjalëve më të këqia. Falë edhe një mundësie krejt të panjohur deri sa kohë më parë, që kjo kohë ua dha njerëzve për të hyrë në rrjete sociale si në korridore metroje ku lënë zhgarravina. Fjala politike ka hyrë në grupin e fjalëve të pista, dhe edhe politikanët janë kthyer në një kategori e mallkuar gjerësisht në biseda apo zhgarravitjet spontane në muret e rrjetit të metrosë sociale, aty ku friendsat hynë e dalin pa ndërprerje.

Politika është ajo që shkelet me këmbë papushim, por është mundësia e vetme, për orientim kolektiv që ne njerëzit trashëgojmë nga historia e njerëzimit. Në një nga analizat më të hershme politika lidhet me kërkimin e të mirës. Për artin e politikës Platoni shpjegon edhe mitin e Prometeut. Zeusi ngarkoi dy vëllezër të përhapnin fuqitë e mbijetesës. Për këtë Epimeteu iu shpërndau krijesave thonjtë, dhëmbët, por la pas dore njerëzit që mbetën në mëshirën e kafshëve dhe aty hyri në lojë Prometeu, i vodhi zjarrin e dijen e ua dha njerëzve që mund tu rezistonin sulmeve të krijesave të tjera. Por prap se prap njerëzit mbetën të hapërdarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit