Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri shqiptar marrëveshje me Kishën serbe? Gjukanoviç bën thirrje për qetësi

202
0

”Tradhti ndaj Malit të Zi, kapitullim i shtetit para Kishës Ortodokse Serbe, farsë”,-janë disa nga vlerësimet e partive politike në Mal të Zi për një version të marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, hodhi poshtë mundësinë e një marrëveshjeje të afërt mes qeverisë në Podgoricë dhe Kishës Ortodokse Serbe, duke u munduar kështu të ulë disi tensionet që kanë përfshirë shtetin ballkanik.

“Më e rëndësishmja për Malin e Zi është që të zhbllokojë procesin e negociatave dhe të ecë përpara drejt Europës, por për shkak të rrethanave, kjo është shndërruar në një çështje tejet e rëndësishme politike”.

Disa protesta u organizuan në Podgoricë. Përveç çështjeve të pazgjidhura rreth pronës dhe parësisë, kisha serbe është përzier disa herë edhe politikisht në çështjet malazeze, përfshi organizimin e protestave përpara zgjedhjeve që rrëzuan aleatët qeverisës të Gjukanoviçit në vitin 2020.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit