Home Aktualitet Kryeministrja...

Kryeministrja finlandeze, 36 vjeçarja Sanna Marin, në një mbrëmje të çmendur feste

991
0

Skandal me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin. 36 vjeçarja kryeministre shikohet duke kërcyer e pirë dhe ulet në prehrin e dy burrave.

“Personalisht nuk kam marrë drogë, as nuk kam konsumuar asgjë tjetër përveç alkoolit. Kam kërcyer, kënduar dhe festuar – gjëra krejtësisht të ligjshme. Dhe nuk kam qenë kurrë në një situatë ku kam parë ose njohur të tjerë duke përdorur drogë”, tha ajo.

Por zhurma vazhdon për këtë festë të çmendur të kryeministres.

Dëshmitarët i thanë medias se kryeministrja Marin, e cila është e martuar dhe ka edhe një vajzë katër vjeçare, dukej se flirtonte me disa burra në klub duke iu ulur në prehër.

“Sanna kërceu në mënyrë provokuese me të paktën tre burra të ndryshëm. Ajo gjithashtu u ul në prehrin e dy burrave të ndryshëm.

Sanna po sillej sikur të ishte pjesë e rrethit të tij. Ajo po sillej si një grua beqare rreth të njëzetave. Nga sjellja e saj ishte e vështirë të kuptohej që ishte e martuar, po sillej si një grua beqare rreth të 20”, tha një nga personat e pranishëm.

Ndërkohë zyra e kryeministres ende nuk ka dhënë një deklaratë në lidhje me ngjarjen, ndërsa vetë Marin është shprehur se nuk ka konsumuar asnjë lëndë narkotike dhe nuk ka bërë asgjë të tepruar.

BBC raporton sot se Marin ka njoftuar se ka bërë testin për lëndë narkotike.

Disa politikanë u shprehën e 36-vjeçarja duhej të testohej për përdorim të drogës, ndërkohë Marin ka njoftuar në konferencën për shtyp se rezultatet pritet të dalin javën e ardhshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit