FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhjetori festiv me “Krishtlindje të rriturish”, çdo fundjavë për fëmijët

Dhjetori është muaji i festave. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të ngjis në skenë një komedi për fëmijë që trajton historinë e mistershme të një Krishtlindjeje.

Fëmijët në këto ditë festash do të ndjekin ngjarjet gazmore, ku Odis dhe Badi, dy elfë që janë dërguar nga Babagjyshi për të studiuar sjelljen e dy fëmijëve për të vendosur më pas nëse e meritojnë vërtetë dhuratën e Krishtlindjes. Ata janë futur brenda shtëpisë dhe përballen me situata të sikletshme dhe komike.

Kloe dhe Joli, dy fëmijët e familjes nuk e kanë vendosur ende çfarë dëshire do t’i kërkojnë Babagjyshit. Dhurata duhet të jetë e veçantë, prandaj ata vendosin që si dhuratë për festa të kërkojnë: të rriten. Mëngjesin tjetër, familja zgjohet në kushte të çuditshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kloe dhe Joli do të bëhen kujdestarët e prindërve të tyre adoleshent dhe të gjyshit që është shndërruar në një foshnje. Situta bëhet alarmanet dhe Elfët përpiqen që ti ndihmojnë fëmijët të cilët rrezikojnë të mbeten te rritur përgjithmonë nëse bie këmbana e Krishtlindjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si do ta gjejë mëngjesi i festës këtë familje? Kjo intrigë që e mban ndezur kureshtjen e fëmijëve  e bënë edhe më tërheqëse shfaqjen “Krishtlindje të rriturish”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?