Libri i veçantë i një italiani për Titujt e Nderit në Shqipëri (1912-2017)

Një libër i rrallë është botuar këto ditë në Itali dhe që ka në qendër Shqipërinë. Dr. Carmelo Cataldi, ka grumbulluar të gjitha medaljet  dhe titujt e nderit të shtetit shqiptar, duke i përbledhur në një botim të veçantë. “Sistemi Honorifik në Shqipëri (Titujt e nderit)” është botimi që jep në mënyrë të detajuar të gjithë titujt dhe dekoratat e Shqipërisë.

Në libër gjenden të dhëna që nga viti 1912 kur është themeluar Shqipëria e deri në ditët e sotme.

Botimi është një studim i mirëfillte për sistemin e vlerësimit të titujve dhe dekoratave në Shqipëri. Ajo që e bën dhe më të veçantë është fakti që një italian prezanton këtë pasuri të Shqipërisë duke e krahasuar edhe me vendet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush është  Dr.Carmelo Cataldi? Ai është me profesion bazë Jurist. Është autor i disa botimeve madhore ne këtë fushë. Ai është aktual me shumë shkrime dhe botime që lidhen me gjyqësorin, avokatinë, gjykatat administrative, problemet mjedisore etj. Ai ka shkëlqyer në vitet e fundit dhe me disa botime të tjera që lidhen me historinë, gjuhësinë, etnografinë dhe jo vetëm në Itali.  Ai tashmë njihet në rrethet akademike italiane për aftësitë e tij shkencore dhe juridike, për interpretimin e ngjarjeve dhe fakteve historike të lidhura këto me një të drejtë juridike përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?