Në Islandë, dhurata më e mirë është libri

“Më mirë mos të kesh një palë këpucë, se sa mos të kesh një libër!, thotë një shprehje e vjetër islandeze. Dhe jo më kot… Në Islandë, dhurata ideale për Krishtlindjet është një libër.

Mbrëmjen e 25 dhjetorit, islandezët e kalojnë duke lexuar dhe duke ngrënë çokollata, derisa t’u mbyllen sytë. Kjo ka çuar në një traditë të gjatë, që daton që nga Lufta e Dytë Botërore e që njihet me emrin “jolabokaflood”, që do të thotë “Christmas Book Flood”, që nënkupton njëfarë përmbytjeje nga librat e Krishtlindjeve.

“World Economic Forum” e cilëson Islandën si një ndër vendet më të arsimuara në botë, transmeton tch. Sipas statistikave, 1 në 10 islandezë gjatë jetës publikon një libër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe shtëpitë botuese, i nxjerrin titujt e rinj gjithmonë para Krishtlindjeve, sepse kjo është periudha kur në mbarë vendin shiten më shumë libra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?