Në Tokio hapet ekspozitë me fotografi të Nënë Terezës

Është hapur në Tokio një ekspozitë me fotografi nga jeta dhe udhëtimi bamirës i Nënë Terezës. Ekspozita vjen në Sophia University, ndërsa ka për qëllim që me anë të 50-të fotografive t’u tregojë japonezëve mbi Nënë Terezën dhe dëshirën e saj që të gjithë njerëzit, e të gjitha kombeve dhe religjioneve, të bëhen bashkë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ekspozita “Nënë Tereza- Bamirësja nga Shkupi, Bamirësja e Botës” është hapur në praninë e Ambasadores maqedone në Tokio, Andrijana Cvetkovik, shkruan KultPlus.

Në mesin e fotografive që ekspozohen janë edhe fotografi nga momenti kur ajo merr çmimin Nobel për Paqe, fotografi të udhëtimit të saj në Indi, takimet e saj me presidentin Ronald Reagan dhe me Yasser Arafat. Nënë Tereza e ka vizituar edhe Japoninë, disa herë në vitet 80-të, ndërsa një prej vizitave të saj ishte pikërisht në Sophia University, aty ku edhe është hapur ekspozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?