FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas tri dekadash, kinematë në Arabinë Saudite do të rihapen në fillim të vitit 2018

Arabia Saudite ka njoftuar se do të heqë ndalimin për kinematë, i cili po zgjat më shumë se tre dekada, shkruan BBC.

Ministria e Kulturës dhe informacionit tha se do të fillojë lëshimin e licencave menjëherë dhe se kinematë e para pritet të hapen në mars të vitit 2018. Ky vendim është pjesë e programit të reformës sociale dhe ekonomike të princit Mohammed bin Salman’.

Mbretëria konservatore myslimane kishte kinema në vitet 1970, por klerikët i bindën autoritetet për t’i mbyllur ato. Në janar, Grand Muffti Sheikh Abdul Aziz Al al-Sheikh thuhet se paralajmëroi për “shthurjen” e kinemave, duke thënë se ata do të korruptonin moralin e njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Kulturës Awwad Alawwad, ka thënë se, “Hapja e kinemave do të shërbejë si një katalizator për rritjen ekonomike dhe diversifikimin, duke zhvilluar një sektor më të gjerë kulturor, ne do të krijojmë mundësi të reja punësimi dhe trajnimi, si dhe do të pasurojmë opsionet argëtuese të mbretërisë”, ka thënë ministri Alawwad.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?