FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pica napoletane bëhet pjesë e trashëgimive kulturore të UNESCO-s

Napoli është mburrur gjithmonë me picën e tij të famshme. Por tani ka një arsye më shumë për ta bërë, pasi pica nepoletane u shpall pasuri kulturore botërore e UNESKO-s. Konfirmimi u bë nga autoritetet e Romës.

Zyrtarët, theksojnë se biznesi i picerisë gjeneron një shumë të ardhurash prej 12 miliardë eurosh në Itali. Të punësuarit në këtë sektor janë 100 mijë me kohë të plotë dhe 50 mijë me kohët të pjeshme në fundjave.

Këshilli i Uneskos i mbledhur në Jeju, të Koresë së Jugut pranoi unanimisht kandidaturën italiane për specialitetin e saj edhe pse ishte e vetmja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Urime Italisë”- komentonte Unesco në llogarinë e saj duke njoftuar pranimin e artit të pizajolit napolitan në listën përfaqësuese të trashëgimive kulturore të njerëzimit.
Tradita e përgatitjes së picës napolitane, në të cilën përfshihen gjeste, këngë, shprehje dhe aftësi ekzibicionin në bashkësinë komunitare, është padyshim pjesë e trashëgimisë kulturore”- thuhej në deklaratën finale të pranimit nga Unesco.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?