FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Priyanka Chopra merr çmimin “Nënë Tereza” për bamirësi

Priyanka Chopra është një prej personaliteteve që ka marrë këtë dhjetor çmimin “Nënë Tereza” për drejtësi shoqërore. Chopra e ka pranuar çmimin për shkak të ndihmës së saj në Siri, vizitës së saj atje ku edhe takoi refugjatët dhe dëgjoi për nga afër vuajtjet e tyre.

Chopra njihet për aktivitetet e filantropisë dhe është Ambasadore e vullnetit të mirë në UNICEF. Chopra është 35 vjeçare, ndërsa çmimin e ka marrë nëna e saj e cila ka treguar se është krenare për vajzën e saj dhe për humanizmin që ajo ka treguar.

“Qëkur ishte fëmijë, Priyanka ka qenë shumë e dhënë pas Nënë Terezës. Ajo gjithmonë e ka ditur se sa më shumë të japësh, aq më shumë do të marrësh”, ka thënë Madhu Chopra, nëna e Priyanka Chopra. Chopra është zgjedhur më e bukura e botës në vitin 2000.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?