FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhamia e Plumbit në Shkodër drejt rikonstruksionit

Shumë shpejt xhamia e Plumbit në qytetin e Shkodrës do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje.

Premtimi vjen nga ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro, deklaratë të cilën e ka bërë gjatë një takimi në Shkodër me specialistë të monumenteve të kulturës. Kumbaro ka deklaruar se kjo xhami kërkon një ndërhyrje inxhinierike në sistem dhe në të gjithë territorin ku ajo ndodhet, ndërkohë prej 2 vitesh ka një bashkëpunim me agjencinë turke TIKA.

Kumbaro thekson se në bazë të këtij bashkëpunimi parashikohen ndërhyrje, por që kërkojnë kohë pasi nuk është një proces i lehtë, si dhe është parashikuar edhe ndërtimi i një dige që të parandalojë përmbytjet që përfshin edhe xhaminë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kumbaro ka sqaruar se jemi në pritje të fazës finale të projektit teknik dhe me anë të këtij projekti pretendohet të gjendet një zgjidhje përfundimtare e xhamisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?