Home Rajoni Kurti flet ng...

Kurti flet nga Athina: Situata në veri të Kosovës, jo më e tensionuar. Koha që BE të heqë masat

35
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se situata në veriun e vendit është shtensionuar dhe është koha që Bashkimi Evropian të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të punohet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që është arritur në mars të këtij viti.

Këto qëndrime Kurti i mbajti gjatë takimit me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë. Kurti ka bërë thirrje të zbatohet plotësisht dhe pa kushtëzime marrëveshja e arritur në fillim të këtij viti në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Thirrje për shtenisonim të situatës në veri të Kosovës dhe angazhim më të madh në dialogun ne lehtësuar nga Bashkimi Evropian ka kërkuar edhe presidentja e Komisionit Evropian.

Ursula von der Leyen i takoi ndaras Kurtin dhe Vuçiçin në Greqi ku morën pjesë në darkën joformale të organizuar nga kryeministri grek.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit