Home Aktualitet Kush do ta ma...

Kush do ta marrë mandatin e Arben Ahmetaj nga lista e PS-së?

153
0

Plarent Ndrecaj, një nga pjesëtarët e listës së kandidatëve socialistë për qarkun e Tiranës dhe emrat më të lakuar, së bashku me Dallëndyshe Bicin për të marrë mandatin e Arben Ahmetajt, tregon se nëse do të jetë ai deputeti që do të shtojë një votë më shumë për mazhorancën në Kuvend. Ai u shpreh se nuk e vendos PS-ja se kush do ta pasojë mandatin e Ahmetaj, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili shqyrton në fillim të gjitha kriteret.

“Është vendimmarrje e KQZ. Ajo do të vlerësojë se kujt i përket ky mandat. Kur të dalë mendoj se ju do ta merrni vesh ju të parë. Varet se do të njoftojë KQZ. Në Shqipëri po ndodh ajo që duhet të ndodhte prej kohësh.

Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Të gjithë duhet të japin llogari. Të gjithë duhet të ndihmojnë hetimet. Ishim mësuar që këta zyrtarë të mos shkonin përpara dyerve të prokurisë. Kjo nuk do të thotë fajësi, por ballafaqim, e vendos gjykata në fund”, tha mes të tjerash Ndrecaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit