Home Aktualitet Kush e vr*u P...

Kush e vr*u Pëllumbin? Familja në poligon, Hygerta e aftë të q*llojë! Gjurmët e gishtave në a*më janë të…

170
0

Hyseni, Hygerta, Amarildo dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta u dërguan në një poligon në Durrës, por vetëm vajza ka pranuar që të qëllojë me armë zjarri.

Nga ekspertimi në poligonin e qitjes, ka rezultuar se Hygerta është e aftë të kryejë qitje me pistoletë. Ndaj alibia se ajo nuk është e aftë të kryejë vrasje, tashmë ka rënë. E reja u dërgua në poligon bashkë me dy vëllezerit, Hysenin e Amarildon dhe nënën e tyre, Blerina Meta, por këta të fundit nuk pranuan të kryejnë testin, me pretendimin se nuk dinë të përdorin armën.

25-vjecari Hysen Meta që grupi hetimor beson se është ekzekutori i të atit, ka refuzuar të qëllojë duke thënë se nuk di të mbajë armën. Prokuroria e Durrësit ka siguruar dhe një tjetër provë të rëndësishme. Nga ekspertiza balistike në armën e krimit kanë dalë gjurmët e gishtërinjve të djalit të vogël, Amarildo Meta. Mbi këtë provë, prokuroria pritet të ndryshojë akuzat ndaj 21-vjeçarit, i cili deri më sot hetohej vetëm për fshehje të kufomës. Gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se armën e ka prekur pas krimit.

Në gjykatë Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero. Ndaj edhe Prokuroria ka rikthyer në shtëpinë ku ka ndodhur krimi, Hygerta Metën, pasi ajo pretendon se është ajo autorja e vrasjes të së atit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit