Home Bota Kush i vrau 2...

Kush i vrau 21 adoleshentët?

30
0

21 adoleshentët në një klub nate, kush i vrau? Ngjarja tragjike ka mbërthyer tërë Afrikën e Jugut. Spekulimet kanë lënë pikëpyetje të shumta pa përgjigje. Incidenti po hetohet nga autoritetet, por ajo që dihet deri tashmë është se ngjarja u zbulua të dielën rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Pas mbërritjes në vendngjarje autoritetet gjetën 17 trupa të pajetë brenda klubit. Katër të tjerë ndërruan jetë në spital, ose teksa transportoheshin atje. Të gjithë ishin adoleshentë. Viktima më e re ishte e moshës 13-vjeçare.

“Daily Dispatch”, një media afrikano-jugore raportoi se adoleshentët po festonin fundin e provimeve në shkollë. Trupat e tyre u gjetën të shpërndara nëpër tavolina, karrige dhe në pistën e vallëzimit. Asnjë prej tyre nuk kishte shenja të dukshme lëndimesh.

Pati zëra se adoleshentët vdiqën në një rrëmujë pasi rojet e sigurisë hodhën gaz lotsjellës ose sprej në një përpjekje për të shpërndarë klientët. Por kjo teori është përjashtuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit