Home Aktualitet Kuvendi fton ...

Kuvendi fton në takim gazetarët pasi u mbylli dyert

6
0

Pas protestës së gazetarëve një ditë më parë për vendimin e ri që nxjerr mediat nga komisionet, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjonçaj ka ftuar gazetarët në një takim në lidhje me këtë çështje.

Në njoftim thuhet se takimi me përfaqësuesit e mediave do të zhvillohet në katin e katërt të kryesisë së kuvendit.

“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja për sistemin e ri Audio-Video të instaluar në Kuvend, shqetësime të ngritura edhe në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ju ftojmë në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, nesër, ditën e premte, në orën 11:00, në sallen në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Ditën e djeshme Kuvendi deklaroi se sistemi i ri i ishte dërguar BE-së në rrugë zyrtare në vitin 2014. Por delegacioni i BE-së e rrëzoi këtë pretendim duke deklaruar se rregullat e reja nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së apo të këshillave të vëna në dispozicion nga Instrumenti për Asistencë Para-Anëtarësimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit