Home Aktualitet Kuvendi i PD,...

Kuvendi i PD, Çlirim Gjata zbulon pse munguan 35 deputetët demokratë

1088
0

Në Kuvendin Kombëtar të PD, thirrur nga Komisioni i Rithemelimit munguan 35 deputetë. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata thotë se disa prej tyre e kishin problemin e vërtetë me bazën sepse nuk ishin shfaqur më në terren që pasi kishin marrë mandatin.

”Faktet janë të tilla që të gjithë deputetët e PD-së, automatikisht janë anëtarë të PD-së me statut dhe nuk janë votuar në kongres. Kemi që në shtator që po luftojmë për këtë ditë. Ne të tjerët u votuam, hymë me votë.

Pra imagjinoni Lulzim Basha, Alibeaj, Bardhi etj, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërsa ne u votuam. Tani më demokraci se kaq unë nuk di të ketë. Më pas është procesi i rishikimit ku kushdo mund të shohë votat e tij. Këta deputetë nuk e kanë problem kongresin por me elektoratin e vetë.

A e dini se ka deputetë të cilët që prej se kur kanë marrë mandatin nuk janë marrë më në bazë që një ditë pas zyrtarizimit të marrjes së mandatit. Tre prej tyre nuk janë parë qoftë edhe në një proces votimi apo organizim të partisë. Ata e kanë problemin me bazën”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit