Home Aktualitet Ky është 35-v...

Ky është 35-vjeçari që u ekzekutua sot në Peqin

292
0

Albi Bashaliu u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj në Peqin. Sipas policisë, 35-vjeçari u vra në rrugë në rrethana ende të paqarta. Pas vrasjes së Bashaliut, autorët e krimit kanë djegur edhe automjetin e 35-vjeçarit.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa një ka pistat kryesore që po hetohet është ajo e hasmërisë.

Albi Bashaliu ishte vëllai i Leonard Bashaliut, i cili 6 muaj më parë ekzekutoi 44-vjeçarin Ylber Xhahysa. 36-vjeçari ndodhet në burg pasi qëlloi me armë zjarri Xhahysëm më 8 qershor 2021, në Peqin.

Vëllai i viktimës ka pranuar autorësinë e krimit, ku rrëfeu se krimin e kishte bërë pas një përplasje që kishte pasur me viktimën 5 vite më parë.

Nuk dihet ende nëse ekzekutimi i 35-vjeçarit sot ka lidhje me vrasjen që kreu i vëllai 6 muaj më parë

Ndërsa personi në foto është viktima, Albi Bashaliu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit