Home Aktualitet Laborator dro...

Laborator droge në një apartament në Durrës! Si rritej kanabisi me llamba dhe ngrohje

78
0

Një apartament në katin e dytë të një pallati në Durrës, që ishte përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar këtë të mërkurë.

Mësohet se kanabisi rritej me anë të llambave dhe pajisjes elektrike që shërbente për ngrohje.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale I.A. kishte marrë me qira një banesë në zonën e Plazhit, aty ku u gjetën dy kilogramë drogë e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

Autori është shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vazhdojnë nga Prokuroria e Durrësit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit