Home Rajoni Lajçak vizitë...

Lajçak vizitë më 9 shtator në Kosovë dhe Serbi

42
0

Ka një punë të fortë nga ana e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak do të jetë prezent në një vizitë të përbashkët në Kosovë dhe Serbi më 9 shtator.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili sqaroi se qëllimi i vizitës është shqyrtimi i opsioneve për përparim në dialog. Lajçak do të shoqërohet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman, tha Stano.

Zyrtari i lartë përshëndeti dhe mbështetjen franko-gjermane për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit që u shfaq dhe në letrën e përbashkët të presidentit Macron dhe kancelarit Scholz drejtuar kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit