Home Aktualitet Lajme të mira...

Lajme të mira nga lufta në Ukrainë, zëdhënësi i Zelensky-t: Bisedimet e paqes po ecin përpara

114
0

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës “kanë ecur përpara”, sipas zëdhënësit të Presidentit ukrainas, Ihor Zhovkva.

Ai tha se gjatë bisedimeve në Stamboll ishin hera e parë që, në vend që të jepte ultimatume dhe vijat e tyre të kuqe, pala ruse dëgjoi qëndrimin ukrainas.

Në një intervistë për Today në BBC Radio 4, zëdhënësi i Zelensky-t tha Ukraina nuk do të lëshonte “asnjë centimetër të vetëm” të territorit, kur u pyet për rajonet lindore.

Ai shtoi gjithashtu se Rusia nuk i kishte tërhequr trupat as nga Kievi dhe as nga Chernihiv, pavarësisht se Kremlini premtoi se do të pakësonte operacionet e saj në ato zona.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit