Arben Kola nga protesta: Policia futi individë të lidhur me bandat të the*nin Gent Prognin

Nga dita e 58-të e protestës përballë Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën e menaxhimit të protestuesve dhe për atë që ai e cilësoi si presion ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protesta. Kola tha se policia po angazhohet më shumë ndaj protestuesve sesa ndaj zyrtarëve të përfshirë në hetime.

“Vrapin që bënte policia ndaj protestuesve, sikur ta bënte ndaj Belinda Ballukut, do të ishte gjëja më e mirë për shqiptarët. Por këta horra, e kanë vënë policinë, vetëm pas protestuesve”, u shpreh ai.

Aktivisti ngriti gjithashtu pretendime për intimidim të protestuesve, duke deklaruar se aktivisti Gent Progni ka qenë objekt i një tentative për sulm. Ai nuk paraqiti prova publike për të mbështetur këtë pretendim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gent Progni është tentuar që të theret. Policia e Shtetit, ka tentuar sot përmes disa individëve të lidhur me bandat, të therë Gent Prognin. Kjo tregon se këta gjakprishurit, duan gjak serben. Por duam ta bëjmë këtë revolucion pa gjak. Nuk duam vetëvrasje si në 97-98-ën”, deklaroi Kola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?