FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kallashi” bie në pranga, kapet e armatosur “rëndë”

Mediat kosovare bëjnë të ditur se valltarja dhe këngëtarja Donjeta Kosumi, e njohur si “Kallashi”, është arrestuar nga policia e Prizrenit.

Ndalimi i saj është bërë gjatë bastisjes së lokalit të natës “Kobra City”.

Gjatë bastisjes janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë si dhe janë sekuestruar tri pistoleta, një armë gjysmë automatike, fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe një sasi droge në forma të pililave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënës i policisë së Prizrenit ka thënë se bastisja u bë pas sigurimit të incizimit kur anëtarë të “Kobra City-t”, pak ditë më parë kishin rrahur katër viktima në një pompë të karburantit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç policisë në vendngjarje ishin edhe një ekip i shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilët konstatuan se lokali kishte lidhje të jashtëligjshme të energjisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?