Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një vit pa Artan Lamen! Rikthimi në gjallje përmes kujtesës dhe përjetësimit në “Shqipni e Harrume”

Kultura E enjte, 21 Maj 2026 19:44
Një vit pa Artan Lamen! Rikthimi në gjallje përmes kujtesës dhe përjetësimit në “Shqipni e Harrume”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 9 orësh
Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Para 9 orësh
Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të ...

Para 9 orësh

Një vit pa Artan Lamen nuk është thjesht një vit heshtjeje në kalendarin e ikjeve tona kulturore, është një vit mungesë në frontin e parë të betejës kundër harresës. Kur një personalitet me përmasat e tij, studiues, koleksionist pasionant dhe publicist i mprehtë, largohet nga kjo botë, zbrazëtia që mbetet pas nuk matet me ditë, por me dokumente që mbeten pa u zbuluar, me fotografi që mbeten pa u interpretuar dhe me të vërteta që rrezikojnë të mbulohen sërish nga pluhuri i amnezisë kolektive.

Megjithatë, siç dëshmoi edhe simpoziumi i organizuar në këtë njëvjetor të ndarjes nga jeta, një takim ku salla nuk nxinte dot ata që e deshën dhe e respektuan, Tan Lame ka gjetur mënyrën më sublime për t’u rikthyer në “gjallje”. Ai vjen përmes testamentit të tij më të fundit shpirtëror dhe shkencor, botimit dygjuhësh (shqip dhe anglisht) “Shqipni e Harrume”. Siç e cilësoi me të drejtë gazetarja Anila Basha, ideatorja e këtij rikthimi përvjetori: “Ky botim është Shqipëria që ai pa dhe interpretoi me sytë e tij.”
Artan Lame nuk ishte një historian i kullave akademike, i mbyllur në ftohtësinë e dogmave apo strukturave klasike të narracionit zyrtar. Për Tanin, historia nuk ishte një listë e thjeshtë datash dhe betejash, por një qenie e gjallë që fshihej në simbolet e shtetit, në teksturën e një blloku shënimesh të harruar, në vulat e para të administratës sonë fillestare, apo në dritëhijet e një fotografie të shkrepur nga një aparat i panjohur në fundin e shekullit të XIX apo fillimin e shekullit të XX.

Në këtë kuadër, “Shqipni e Harrume” nuk vjen si një manual i radhës, por si një udhëtim pamor dhe narrativ. Ky libër refuzon të trajtojë historinë si një trup të pajetë, përkundrazi, ai i jep asaj frymë, duke përdorur si fill përcjellës, fotografi që kapin grimca të jetës së përditshme dhe elitës së kohës.
Kartolina të vjetra, të cilat dikur mbartnin mallin e një Europe që na shihte me kureshtje, gjithashtu harta dhe dëshmi materiale që shpërfaqin se rrugëtimi ynë shtetformues ishte sa i trazuar, aq edhe dinjitoz.
Ndarja nga jeta e një njeriu si Artan Lame lë gjithmonë “shumë gjëra të mbetura pa thënë”. Por forca e autorit që shkruan me pasion qëndron te faktet që mbijetojnë, dhe zotimit të së bijës për të vijuar dhe përmbushur udhën që ai nisi, dhe projektet që ai nuk i realizoi. Përmes këtij simpoziumi dhe, mbi të gjitha, përmes faqeve të “Shqipni e Harrume”, Lame refuzon të mbetet thjesht një kujtim nostalgjik midis miqsh e familjarësh.

Ai vjen sot te lexuesi me zërin e tij të pagabueshëm, plot elegancë, ironi të hollë publicistike dhe dashuri të pakushtëzuar për të bukurën e humbur. Ai vazhdon të na flasë, të na provokojë dhe të na udhëheqë nëpër korridoret e errëta të së shkuarës sonë.
Në këtë njëvjetor, mund të themi se Artan Lame nuk ka ikur, ai thjesht është shpërndarë nëpër mijëra faqe e faksimilesh, fotosh dhe artektesh, që ai kontribuoi të shpëtojë nga harresa duke u ngulitur thellë në ndërgjegjen e një kombi, që, falë tij, sot e njeh pak më mirë veten.

Në historinë e një kombi, herë pas herë shfaqen njerëz që nuk jetojnë vetëm për veten, por që digjen nga një dashuri e pakushtëzuar për atë që i tejkalon: për vendin, për kujtesën, për idealin. Artan Lame ishte njëri prej tyre. Ai kishte një zemër të madhe, aq të madhe sa nuk mund të mbyllej brenda kraharorit të vet, e projektuar për të rrahur njëkohësisht për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ndaj, kur ajo zemër pushoi së rrahuri fizikisht, ajo nuk u shua; ajo u tharmua në njëmijë copa, për ta shpërndarë edhe më gjerësisht zjarrin që mbante brenda.

Secila nga ato copa është një pjesë që ai ua fali të tjerëve: një dokument i shpëtuar nga dëmtimi, një gur arkeologjik i ruajtur nga harresa, një fotografi e ringjallur në dritë, një ndërtesë që mbijetoi dhe një kujtim që refuzoi të tretej. Me zellin dhe përkushtimin e tij unik, ai nuk ndërtoi thjesht një koleksion; ai ndërtoi një mënyrë të re për ta dashur atdheun – përmes rojës së palodhshme të kujtesës së tij. Në çdo qytet që preku, në çdo institucion që reformoi dhe në çdo projekt që ideoi, Tan Lame la pas një gjurmë që nuk shlyhet dot, sepse ajo nuk u gdhend mbi letër, por në ndërgjegjen tonë të përbashkët.

Siç do të thoshte mendimtari i madh Albert Schweitzer: “Shembulli nuk është një mënyrë për të ndikuar botën, është e vetmja mënyrë.”
Artani jetoi pikërisht si shembull. Nuk kërkoi duartrokitje, por frymëzoi rrugë të reja, duke përmbushur gati si me një mision profetik atë që e shenjtëron shpirtin dhe që kujtesën e kombit e shndërron në altar. Ai nuk kërkoi të mbulohej me lavdi, por me përkushtim. Sot, ky shembull është një gur themeli për brezat që vijnë, një leksion i gjallë se si duhet pa zhurmë, si ruhet pa interes dhe si ndërtohet pa u lodhur.

Zemra e tij u nda në mijëra pjesë sepse nuk mund të mbetej e vetmuar në atë vullnet të diellt që mëkoi gjithë jetën. U nda për të qenë e të gjithëve. U nda për të mos pushuar kurrë së rrahuri. Në mungesën e tij fizike, ajo zemër gjallon në amanetin e pashkruar për muzeun e trashëgimisë, në përpjekjen titanike për të shpëtuar çdo fije të kulturës shqiptare dhe në vetëdijen që ai ndezi tek ne për të mos e harruar veten.
Ajo zemër sot është frymë, është model, është shtysë. Sepse janë të rrallë ata njerëz që i japin një kombi jo vetëm vetëdijen se çfarë ishte, por edhe dëshirën dhe vullnetin për t’u bërë më shumë nga ç’është.
Artan Lame ishte pikërisht një nga këta të rrallë, një shpirt që u tharmua në njëmijë copa, për të mos vdekur kurrë.

Etiketat e lidhura

“Shqipni e Harrume”albert vatajAnila BashaArtan Lame
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.