FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherr mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në sallën e gjyqit. Gjykata paralajmëron: Do ju nxjerrim nga seanca

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi i themelit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ndërsa në sallë janë zhvilluar debatet e para mes mbrojtjes dhe akuzës për çështjen CEZ-DIA.

Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në seancë, tha se pretendimet për përfshirjen e tij në çështjen CEZ-DIA bazohen te “gënjeshtra” dhe përmendi një email të vitit 2016, për të cilin pretendon se nuk përmend emrin e tij apo të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pjesë nga diskutimet: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilir Meta: Do të bëj dy sqarime për çështjen CEZ-DIA. Më vjen keq që ai nuk është më mes nesh, por gënjeshtrat e Dritan Priftit janë ende mes nesh. Ai ka pretenduar se unë jam përfshirë në çështjen CEZ-DIA. Ekziston një email i dërguar nga Ervis Mataj më 16 prill, ku ai i shkruan avokatit se çështja e DIA-s është korruptive. Në atë email nuk përmendet as emri im dhe as emri i Berishës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka ekzistuar asnjë lloj ndikimi politik, as për Adrian Shatkun dhe as për ndonjë person tjetër. Nuk ekziston asnjë SMS nga Ilir Meta apo Monika Kryemadhi, as për Shatkun, as për Pirro Xhixhon, e as për askënd tjetër. Të gjitha këto janë shpifje. Nuk ekziston asnjë mesazh. Kjo është një histori e sajuar. Shatku duhej të kishte ardhur këtu për të sqaruar gjithçka, por është larguar nga Shqipëria. Kjo është një histori e trilluar kundër Ilir Metës. Jam përfshirë padrejtësisht në këtë histori mashtrimi. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje. Edhe për veprimet e Monikës nuk kam ndërhyrë; ajo i di vetë veprimet e saj. Nëse do të kishte pasur diçka të tillë, do të kishte ardhur te unë.

Pas parashtrimeve ligjore të avokatit, Meta u shpreh sërish:

Ilir Meta: Nuk ka ekzistuar asnjë lloj ndikimi politik, as për Adrian Shatkun dhe as për ndonjë person tjetër. Nuk ekziston asnjë SMS nga Ilir Meta apo Monika Kryemadhi, as për Shatkun, as për Pirro Xhixhon, e as për askënd tjetër. Të gjitha këto janë shpifje. Nuk ekziston asnjë mesazh. Kjo është një histori e sajuar. Shatku duhej të kishte ardhur këtu për të sqaruar gjithçka, por është larguar nga Shqipëria. Kjo është një histori e trilluar kundër Ilir Metës. Jam përfshirë padrejtësisht në këtë histori mashtrimi.

Monika Kryemadhi: Me ato që të sjell Altin Dumani, po merresh me thashetheme këtu. Mos u merr me llafe grash. Ende merresh me thashethemet e Tedi Blushit?

Gjykata i tërhoqi vëmendjen.

Monika Kryemadhi: Kam katër vjet që e dëgjoj këtë. Edhe po të çohej babai im nga varri, nuk do ta duroja më.

Gjykata: Do t’ju nxjerrim nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi se, nëse e përsëritni këtë sjellje, do të largoheni nga seanca.

Përsëri Kryemadhi dhe Meta vazhduan replikat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?