Home Aktualitet Lala zbardh s...

Lala zbardh skemën për arrestimin e Goros: Kryebashkiaku nuk kreu asnjë protokoll. Toka u shit me çmim qesharak

120
0

Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala ka sqaruar me detaje sesi u ndryshua destinacioni i pronës në Gjilekë për llogari të ish-deputetit socialist, Artan Gaçi. Lala tha se ai e bleu pronën me çmim qesharak dhe se kryebashkiaku tanimë i arrestuar, Jorgo Goro nuk kreu asnjë verifikim.

”Gjithë zanafilla nisi nga një kallëzim nga burgu i Belerit ku akuzonte për tjetërsimin e pronës prej mbi 5 mijë metrash katror. Foto Mhilli dispononte pronë në një vend tjetër por jo në fshatin Gjilekë. Kryetari i Bashkisë i drejtohet Këshillit të Qarkut që prona X ka kufitar personat Y, etj. Bashkia bën verifikimet në terren. Jorgo Goro e ka marrë këtë pronë dhe ka dorëzuar dokumente dhe kjo pronë është regjistruar. Një vit përpara se të regjistrohej prona, Stavri Mhilli dhe Artan Gaçi kishin bërë marrëveshje për një çmim qesharak prej 21 eurosh.

Kjo prona pas disa kohësh do shkonte në favor të biznesmenit Gaçi. Mhilli shkon në Kadastër dhe bën aplikimin dhe e merr pesë ditë më vonë përgjigjen kur duhen muaj apo vite dhe në momentin që e ka marrë dhe ia ka shitur z.Gaçi ia ka shitur prej 12.6 milion lekë një pronë që atje kushton shumëfish më tepër. Të gjitha këto veprime, fjetja e Prokurorisë së Vlorës, etj. Mjaftonte të bënte një verifikim pasi nuk ka një protokoll. Edhe sipërfaqja tjetër është zhvendosur.

Prona ekziston por në një vend tjetër. Po të shkosh në vendin e ngjarjes, investimi është në kodër dhe pjesa afër plazhit është marrë nga kunata amerikane e zonjës Xhaçka. Plani është përgatitur për një kohë shumë të gjatë dhe rasti i dytë është mbivendosur toka dhe është tjetërsuar. Kur unë kam bërë emisionin, ajo që më shqetësoi është se shumë media heshtën”, tha ajo midis të tjerash.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit