Home Aktualitet Lefter Maliqi...

Lefter Maliqi poshtë pallatit të Berishës, e quan ”shqiponjë”: Do ta ndjekim kudo, në SPAK dhe sheshe

95
0

Në tubimin mbështetës për Sali Berishës nga demokratët poshtë pallatit, këtë mbrëmje ishte edhe Lefter Maliqi, i cili në fjalën e tij e quajti ish-kryeministrin si një “shqiponjë”. Për të Berishën kanë tentuar ta godasin disa herë, por nuk ja kanë arritur. Ai premtoi se do të jenë në krah të tij, kudo në SPAK dhe shesh.

”U bë rreth 11 vjet që drejtohemi nga një sekt i organizuar kriminal, me paratë e drogës, të PPP, të tenderave sekret, të taksave të shqiptarëve, që drejtohet nga një vrasës me pagesë që drejton nga bunkeri i Surrelit.

Pasi e shpallën non grata, nuk ia dolën dot, vazhdoi lojën kriminale për ta helmuar me gaz lotsjellës, nëpër sheshe deri në shtëpinë e tij në selinë e PD, por përsëri nuk ia dolën. Vazhduan që ta plagosin ”shqiponjën” në bashkëpunim me policinë sekrete, me kriminelë, e goditën duke dalë në protestë, por përsëri nuk ja arriti dot. Kjo ”shqiponjë” vajti në foltore dhe përshëndeti gjithë demokratët dhe shqiptarët në sy të Evropës dhe botës”,-tha Maliqi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit