Home Sporti Leipzig fiton...

Leipzig fiton 1-3 në Zvicër, shqiptari Enea Jorgji debuton me polemika në Champions

38
0

Këtë mbrëmje në stadiumin “Uankdorf” në Bernë të Zvicrës, Young Boys humbi 1-3 kundër gjermanëve të RB Leipzig. Ishin miqtë që kaluan në avantazh me Simakan në minutën e tretë, ndërsa Elia barazoi në të 33 minutë.

Schlager nga jashtë zone lëshoi një “predhë” në minutën e 73 për t’i dhënë avantazhin RB Leipzig. Në fund të lojës Sesko dërgoi shifrat në 1-3. Tanimë Leipzig ka tre pikë në këtë grup.

Enea Jorgji ka hyrë në histori si arbitri i parë shqiptar që gjykon një ndeshje në fazën e grupeve të Champions League-s. Debutimi i tij në ajkën e futbollit europian ka sjellë edhe polemika. Jorgji ka gjykuar ndeshjen mes Young Boys-it dhe Leipzig-ut, që përfundoi me shifrat 1-3 për gjermanët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit