Home Sporti Lenjani: Të f...

Lenjani: Të fitojmë fillimisht me Hungarinë, mungesa e tifozëve na favorizon!

209
0

Pas mungesës në sfidat e muajit shtator, Emir Lenjani është gati për të dhënë kontributin e tij në dy duelet e radhës ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Sipas mbrojtësit mungesa e tifozëve do të jetë një faktor i rëndësishëm në duelin e parë për të tentuar maksimumin.

“Jam gati për këto dy ndeshje që do të vinë edhe fizikisht kam pasur një lëndim të vogël, por ndihem shumë mirë. Të gjithë këtu ndihemi shumë mirë, të lumtur, tani mendoj për lojën me Hungarinë është shumë e rëndësishme. Do të fokusohemi te vetja jonë, te forca jonë dhe do të shohim si do të ecë loja.

Titullar? Nuk e di do e vendosi trajneri, të shohim si do të eci këtë javë çfarë mendon trajneri dhe në fund vendosën ai.

Dy sfidat e radhës? Unë mendoj të fokusohemi vetëm te ndeshja me Hungarinë, i dimë që kemi kualitet të lartë si në nivelin personal dhe në atë ekipor. Do të fokusohemi të vetja jonë të japim kualitetet tona dhe të fitojmë ndeshjen e parë, më pas të shohim për Poloninë.

Sigurisht, e dimë që Hungaria gjithmonë i ka tifozët e flaktë dhe stadiumi mbushet, mendoj se është shumë mirë për ne, por duhet të fokusohemi te loja te kualitetet tona. Unë mendoj që tani i kemi shumë lojtarë me kualitet, që luajnë nëpër Europë në klube të mira, në Top liga, në Itali ka lojtarë të fortë që luajnë dhe në Champions dhe në këtë kohë jemi shumë më të fortë.

Goli? Nuk mendoj shumë për të bërë gol apo jo, vetëm mendoj të jap gjithçka në fushë kur trajneri ka besim të unë dhe ishalla kemi sukses”, tha Lenjani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit