Home Aktualitet Leposaviqi nu...

Leposaviqi nuk është Korça!

17
0
Nga Ben Malaj
Çfarë spekullimi skandaloz dhe i poshtër me faktin që grupi muzikor serb “Riblja Corba”, do japë koncert në Leposaviq të Kosovës me shumicë absolute serbe dhe koncertit të Bregoviçit në Korcë!
Ligësia dhe malinjiteti qëndron në shuarjen e debatit për koncertin e Korçës, për të thënë që: ja shikoni që edhe Kosova dhe pas kësaj fjale, Albin Kurti, ashkla në sy e Edi Ramës, nuk është aq shqiptar sa duket, sepse po lejon një grup muzikor akoma me anti-shqiptar që të këndojë në Kosovë, ndërkohë që ne në Shqipëri po lejojmë frontmanin e grupit ” bektashi” serb “, Bregoviçin të performojë në Korçë!
Leposaviqi nuk është Korça!
Tirana ka autoritet absolut administrativ mbi Korçën, çka Prishtina fatkeqësisht ndër dekada nuk e ka pasur dhe nuk e ka mbi Leposaviqin, pasi është “patate e nxehtë” diplomatike çdo ndërhyrje e Prishtinës për moslejimin e një koncerti këngetarësh serb apo zgjedhjesh serbe, në një qytet të dominuar nga serbët!
Imagjinoni çdo të ndodhte nëse do ndërhyhej forcërisht për ta penguar fizikisht koncertin, siç nuk është ndërhyrë pas çlirimit të Kosovës për të penguar shkuarjen e Vuçiçit e ministrave të tij në enklavat serbe nga qeveritë e dala nga partia e Rugovës apo ato të UÇK-se kur VV ishte në opozitë!
Ky koncert i “Riblja Corbes” është një çorbë e gatuar nga ideatorët e Ballkanit të Hapur dhe është një lëvizje e qartë taktike dhe diplomatike për të vrarë me një gur disa zogj në të dyja anët e kundërshtimit anti-Korçe e anti-Leposaviq!
Prisja naivisht, ose më saktë, nuk prisja që të mos më keqkuptoni në të qenit ironikisht politikisht korrekt, që në kuadër të hapjes ballkanike ndonjë koncert qoftë edhe në Medvegjë se në Nish për festën e Nicsico Pivo as që e imagjinoj ta lejojnë mendjehapurit e Beogradit të ndonje grupi muzikor shqiptar me ndonjë këngë në repertor si Xhamadani vija-vija!
Qartazi, serbët janë të fituar dhe gjithmonë kanë qënë disa hapa para “nesh”, edhe me një dorë të dhënë nga në kozmopolitet e neandertalët e përhershëm unikalë të Ballkanit tashmë të Hapur!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit