Home Sporti Lewandowski d...

Lewandowski do të luajë me shiritin e Ukrainës në Kupën e Botës, Sheva e “bekon”

97
0

Robert Lewandowski do të mbajë shiritin e kapitenit me flamurin ukrainas në Botërorin e ardhshëm në Katar me fanellën e Polonisë. Ky do të jetë gjesti i skuadrës polake në solidaritet me shtetin fqinj pas pushtimit rus.

Vendimi është marrë sot nga futbollisti i Barcelonës dhe legjenda e futbollit ukrainas, Andrey Shevchenko. Ish-lojtari i Milanit dhe Chelsea-t ndër të tjera ka vizituar repartin e kombëtares polake dhe është fotografuar me bomberin e ekipit blaugrana.

“Ky brez simbolizon për mua shumë emocione që lidhen me vendin tim, nga ata më të bukurit deri te ato të muajve të fundit. Ju falënderoj ju dhe gjithë kombin polak për mbështetjen ndaj bashkatdhetarëve të mi”, tha Shevchenko. /R.Lika-Koha Jonë/

Image

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit