Home Bota Lidhja familj...

Lidhja familjare e gruas së drejtuesit të nëndetëses së zhdukur me dy viktimat e Titanikut

101
0

Wendy Rush, gruaja e Stockton Rush, themeluesit dhe drejtorit të OceanGate, i cili ndodhet në bordin e nëndetëses së zhdukur Titan, është pasardhëse e dy prej personave që vdiqën në tragjedinë e Titanikut.

Ata ishin pasagjerë të klasit të parë kur anija u fundos në vitin 1912. Rush është stërmbesa e manjatit të shitjes me pakicë Isidor Straus dhe gruas së tij, Ida, dy prej njerëzve më të pasur në Titanikun për udhëtimin e tij të parë dhe të fundit.

Straus, i lindur në 1845, ishte bashkëpronar i dyqanit Macy’s. Wendy e lindur si Wendy Hollings Weil, u martua me Stockton Rush në vitin 1986, sipas New York Times.

Faqja e saj në LinkedIn thotë se ajo ka marrë pjesë në tre ekspedita të OceanGate në rrënojat e Titanikut në dy vitet e fundit; se ajo shërben si drejtore e komunikimit e kompanisë; dhe se ajo është një anëtare e bordit të fondacionit bamirës të kompanisë.

Paraardhësit e zonjës Rush në Titanik janë ndoshta më të njohur për historinë e tyre tragjike të dashurisë.

Të mbijetuarit e katastrofës kujtojnë se kishin parë Isidor Strausin të refuzonte një vend në një varkë shpëtimi, kur gratë dhe fëmijët ende prisnin të largoheshin nga varka që po fundosej.

Ida Straus, gruaja e tij prej katër dekadash, deklaroi se nuk do ta linte burrin e saj dhe të dy u panë duke qëndruar krah për krah në kuvertën e Titanikut ndërsa anija u rrëzua.

Një version i përshtatur i historisë së Strauses u përjetësua nga regjisori James Cameron, në filmin Titanik. Në momentin e fundosjes, katastrofën një çift të moshuarissh rrinë të përqafuar në shtrat ndërsa ujërat mbulojnë kabinën e tyre.

Rush rrjedh nga një prej vajzave të Strauses, Minnie, e cila u martua me Dr Richard Weil në vitin 1905. Djali i tyre, Richard Weil Jr., më vonë shërbeu si president i Macy’s New York dhe djali i tij, Dr. Richard Weil III, është babai i Rush, sipas Joan Adler, drejtoreshë ekzekutive e Shoqërisë Historike Straus.

Trupi i Isidor Straus u gjet në det afërsisht dy javë pasi Titaniku u mbyt, tregojnë arkivat e New York Times . Ndërsa Ida Straus nuk u gjet kurrë.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit